Vetëvendosje shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët e Asambleve Komunale

Aktuale

Vetëvendosje shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët e Asambleve Komunale

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 12:34
Lëvizja Vetëvendosje

Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme dhe në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Lëvizja Vetëvendosje, nga sot ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatët për anëtarë të Kuvendeve Komunale.

Lajmi është bërë i ditur nga dega e VV-së në Gjilan përmes një postimi në Facebook.

Afati për të kandiduar siç thuhet në komunikatën e tyre është nga data 18 korrik deri në fund të muaji.

“Komisioni Zgjedhor Ad Hoc i Qendrës njofton të gjithë aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të cilët janë të interesuar për të kandiduar për anëtarë të Kuvendeve Komunale nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, që të paraqesin deklaratën e kandidaturës nga data 18 korrik deri më 31 korrik 2021, ora 17:00”, thuhet në njoftimin e tyre.

Lëvizja Vetëvendosje deri më tani s’e ka shpallur asnjë kandidat për kryetar të Komunave.

Zgjedhjet Lokale do të mbahen më 17 tetor të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat