​Zemaj e Pacolli përplasen në debat rreth bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave

Aktuale

​Zemaj e Pacolli përplasen në debat rreth bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 12:09
Armend Zemaj

Lidhur me rekomandimin për shkarkimin e Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, janë përplasur në seancën e sotme të kuvendit të Kosovës, deputeti i LDK-së Armend Zemaj dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.

Zemaj ka thënë se po kërkojnë standard, që shkarkimet të bëhen me arsye të cilat qëndrojnë, dhe jo siç tha ai për arsye selektive politike.

Zemaj: Si do të arsyetohen udhëtimet e reja në shtete luksoze

“Përmendet viti 2016, tri udhëtime tha 16 mijë euro, nuk e kuptuam a janë pak 16 mijë euro për tri udhëtime, apo janë pak tri udhëtime që nuk kanë kryer punë efektive në avancime hekurudhave të Kosovës. Dhe tash gjithmonë duhet me marrë metoda krahasuese, këto udhëtimet e reja sa po i kushtojnë Kosovës dhe si do të arsyetohen, një udhëtim në një shtet luksoz, sa do të kushtojë dhe si do të arsyetohet, a do të banalizohet në të njëjtën formë, a janë keqpërdorim me shku nëpër ekskursion, film, simpozium, apo është në interes të institucioni apo agjensionit”, tha Zemaj.

Ndërsa deputetja Fitore Pacolli tha se Autoriteti i Hekurudhave ka keqpërdorur 16 mijë euro për tre vizita në vendet e rajonit.

Pacolli: Sa më herët që kemi mundësi do ta shkarkojmë Bordin e Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave

“Deputeti Zemaj po mendon që 16 mijë euro për tri vizita në Shqipëri, Mal të Zi dhe Bullgari kanë kushtuar pak, nuk janë shumë sipas tij, le ta gjykojnë qytetarët, për pak ditë me qëndru në Shqipëri, Mali të Zi dhe bullgari edhe me i shpenzu 16 mijë euro atëherë le të jetë gjykim i qytetarëve, se kjo është puro keqpërdorim i fondeve, ka qenë vizita kot, nëse hyn në google e shkruan autoriteti i Hekurudhave ta qet për keqpërdorim të 16 mijë eurove. Kur keni qenë shumicë nuk keni marrë vendim për të me shkarku këtë bord, tani ne jemi shumicë kemi marrë vendim që sa më herët që të kemi mundësi ta shkarkojmë sepse nuk i ka bë mirë as Autoritetit e as Hekurudhave në Republikën e Kosovës”, ka thënë Pacolli.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në seancë plenare po e shqyrtojnë rekomandimin e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Bordi i Autoritetit Rregullativ të hekurudhave kryesohet nga Arsim Berisha, ndërsa anëtar janë Gëzim Qerimi, Shkumbim Hyseni dhe Ilmi Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat