“Ishte më mirë me Thaçin”/ Ish-agjenti i SHIK-ut i reagon Daçiqit: Albin Kurti nuk është kriminel lufte që të shantazhohet si Thaçi!

Aktuale

“Ishte më mirë me Thaçin”/ Ish-agjenti i SHIK-ut i reagon Daçiqit: Albin Kurti nuk është kriminel lufte që të shantazhohet si Thaçi!

Nga: N.Sh Më: 21 korrik 2021 Në ora: 16:03
Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq

Kryetari i Kuvendit të Serbisë dhe udhëheqësi i Partisë Socialiste serbe, Ivica Daçiq, tha se asnjë rezultat kapital nuk mund të pritet nga bisedimet midis delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë.

Ai deklaroi se dialogu për ta ishte më korrekt me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

“Ishte, ndoshta, mënyrë më korrekte të bisedohej me (Hashim) Thaçin, sepse ai kishte njëfarë vetëdije se ishte e nevojshme që të arrihej një kompromis”, tha Daçiq.

E kësaj deklarate të Daçiqit i është kundërpërgjigjur ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se, Thaçi ishte i shantazhuar nga dosjet franceze dhe nga dosjet, siç i quan ai të hajnisë e krimeve të luftës.

Sipas Miftarit, Thaçi kurrë “Jo” nuk i ka thënë Serbisë.

Miftari thotë se tash e kanë problem pasi që, Albin Kurti nuk është as agjent i shërbimeve serbe e as kriminel luftës.

“Qysh s’u kanë i mirë i shantazhur nga Dosjet e UDB, i shantazhuar nga dosjet Franceze, nga dosjet e hajnisë e të krimeve të luftës, kurrë NE (JO) s’ka ditë me ju thanë juve pobratim TAČI, tash e keni ma problem Albin Kurti nuk është as Poli_ Agjent i shërbimeve sekrete Serbo-Franceze, as nuk është kriminel i luftës dhe nuk është as hajn e profiteri i luftës dhe i pas luftës në qaf ju ka marr!”, ka shkuar Miftari në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat