Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 06:23
Ilustrim

Ngjarjet e datës 23 Korrik 2021

- Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe Nënkryetari, Muhedin Nushi do të marrin pjesë në inaugurimin e instalimit të tre mbushësve elektrik për vetura në hapësirën e “Prishtina Parking”. (Mbrapa pallatit të Rinisë, ora 8:45)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj raporton para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione lidhur me zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit dhe koordinimi i aktiviteteve me qëllim tÑ‘ promovimit  të të drejtave të njeriut. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)  

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere vazhdon mbledhjen në të cilën do të shqyrtoj Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit mban konsultim publik për “Plotësimin-Ndryshimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave". (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit ku do të publikohet raporti “Transparometrit komunal 2020 & Transparenca e komunave në retrospektivë” i cili shpalos të gjeturat e nivelit të transparencës së institucioneve lokale në 38 komunat e Kosovës bazuar në 48 indikatorë vlerësues të përzgjedhur konform obligimeve ligjore dhe udhëzimeve administrative që rregullojnë punën dhe funksionimin e institucioneve të qeverisjes lokale. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim publik lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për shoqëritë tregtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506,ora 11:00

- Komuna e Prishtinës organizon shpërndarjen e pakove mbështetëse bujqësore për fermerët në regjionin e Prishtinës. (Tek objekti i kompanisë “EuroFruti”, në Mramor, ora 11:00)

- Lidhja e Historianëve  të Kosovës ’’Ali Hadri’’ dega në Deçan, përkrahur nga kryetari i komunës Bashkim Ramosaj shënojnë një 100-vjetorin e kryerjes së masakrës ndaj popullsisë së Isniqit nga forcat serbo-malazeze. (Asamblea Komunale në Deçan, ora 11:00)

- Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, do të mbajë konferencën e rregullt për media. (Ndërtesa e MAShTI, ora 12:00)  

- Mbahet takimi i radhës i Grupit Koordinues Ndërministror për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës, të organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë zyrtare te përurimit të shtatores së Fadil Vokrrit. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:00)

- Pas inaugurimit të shtatores së Fadil Vokrrit do të zhvillohen dy ndeshje revyale të organizuara nga Federata e Futbollit e Kosovës, për nder të ditëlindjes së Legjendës në të cilën do të luajnë veteranët e dy skuadrave në të cilat ka luajtur Vokrri, Llapi dhe Prishtina, derisa më pas do të përballen veteranët e futbollit të Kosovës dhe ata të Shqipërisë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00)

- Drejtoria e Inspekcionit së bashku me Policinë dhe Njësinë Speciale të Kosovës nisin aksion të gjerë në lokalet e qytetit të Mitrovicës për kontrollimin e lokaleve pas shqetësimeve dhe ankesave të vazhdueshme të qytetarëve për zhurmën që po shkaktojnë lokalet e qytetit. (Mitrovicë, ora 20:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat