“Shpërthen” në lot Rron Gjinovci, ja çka i ndodhi gjatë paraqitjes së Distria Krasniqit

Aktuale

“Shpërthen” në lot Rron Gjinovci, ja çka i ndodhi gjatë paraqitjes së Distria Krasniqit

Nga: A.Zh Më: 24 korrik 2021 Në ora: 20:37
Rron Gjinovci

Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, është shprehur i emocionuar pasi xhudistja e Kosovës Distria Krasniqi, fitoi medaljen e artë olimpike.

Ai ka treguar se ka qarë sot bashkë me Krasniqin, e cila bëri krenarë të gjithë shqiptarët, teksa ngriti lart flamurin e Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, përcjell Bota sot.

Sipas Gjinovcit, flamuri i Kosovës po merr kuptim çdo herë e më shumë, pasi është simbol me të cilin po përfaqësohet me sukses populli i Kosovës

Reagimi i tij në Facebook:

O flamur gjak, o flamur shkabë!

Në 2008-ën, 19 vjeç, pata qajt me lot e me dënesje prej dëshpërimit për flamurin e Kosovës . Nuk mujsha me besu që na u imponu ni flamur i tillë. S'mujsha me e pa me sy, e kurrsesi me e nderu e respektu.

Por, ndodhi Majlinda në garat në Rusi, kur garda ruse e nderit i rrike pip flamurit të Kosovës, kur për herë të parë mu qun rrëqethet. Mandej ndodhi Majlinda në lojëra olimpike kur bota mbarë e nderoj venin ma të ri në lojërat olimpike, mbasi e meritoj medaljen e parë të arit që plot kombe ende nuk e kanë arrit.

Sot Distria. Ajo me lot, unë me lot. Hera e parë për mu me qajt tu e pa ngritjen e flamurit .

Ven i vogël. Dy herë në olimpike, të paktën dy të arit me veti.

E flamuri? Çdo herë e ma shumë po merr kuptim. Çdo herë e ma shumë po është simbol me të cilin na populli i Kosovës po ndjehemi të përfaqësum në suksese e arritje të njerëzve tanë në botë.

Kur e shoh këtë dreq t'vogël e simpatik , po më vjen me thanë: "O flamur gjak, o flamur shkabë! O vënd e vatr, o nënë e babë!" Anipse ky nuk është as me ngjyrë gjaku e as me shkabë, thjesht respektin, emocionin që dikur ma ka ngjallë flamuri i Shqipnisë, me fjalët me të cilat jam msu me e thirrë, o gjak, o shkabë, sot, atë vend e ka zanë krejtësisht ai i Kosovës dhe ato fjalë e atë thirrje krenarie, mi nxjerr pikërisht ky flamur.

Na krejt duhet me iu nënshtru projektit tonë ma të sofistikum, që na e mundëson me e nxjerr ma të mirën e shoqërisë tonë, shtetit. Me punën si ma të rëndësishmen komponentë sikurse Dritoni, Majlinda e Distria, të përcjellun me devotshmëri ndaj detyrës si shtetas, për ta sofistiku përherë e ma shumë të përbashkëtën tonë, deri sa shteti të shkojë në sofistikimin e vet ma të fundit.

Prandaj Kosova do të bëhet, me ose pa neve, por vetëm me punën tonë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat