Disa nga të aksidentuarit do të nisen për Kosovë me aeroplan

Aktuale

Disa nga të aksidentuarit do të nisen për Kosovë me aeroplan

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 22:51
Skena nga vendi i aksidentit

Deputetja shqiptare në Kuvendin e Kroacisë, Ermina Lekaj, ka thënë se nesër mërgimtarët e liruar nga spitali do të nisën për Kosovë me aeroplan. Ajo po ashtu ka thënë se pacienti i dërguar për shërim në spitalin e Zagrebit, dhe që ishte i lënduar më rëndë, është jashtë rrezikut për jetë.

“Sipas informatave të sotme, pacientët të cilët gjendjen në spital e Slavonski Brod 26 janë lëshuar dhe janë stacionuar në hotel. Një ndër pacientët që ka qenë ën gjendje intensive është dërguar në Zagreb mirëpo gjenda e tij është stabile. Shumica e pacientëve janë të gatshëm të udhëtojnë për Kosovë. Pasi të përfundojnë procedurat ligjore do të udhëtojnë nesër për Kosovë, me aeroplan”, ka thënë ajo.

Ajo thotë se sapo e ka marrë informatën për aksidentin ka udhëtuar për në Slavonski Brod, e cila ndodhet 350 kilometra prej vendit ku ajo jeton.

“Momentin kur e kam marrë informatën kam marrë rrugë edhe pse e kam larg 350 kilometra prej vendit ku jetoj. E kam kontaktuar ambasadorin i cili menjëherë është nisur. Pastaj kam kontaktuar kryeministrin i cili më siguroi se do të niset menjëherë dhe do të jetë gjatë gjithë ditës me mua. Së pari kontaktuam me drejtorin e spitalit i cili na tregoi të gjitha informacionet. Pastaj kemi vizituar të gjithë pacientët. Kështu që tërë kohën kam qenë në kontakt. Në u bashkangjit ministri i shëndetësisë së Kroacisë. Pastaj rreth orës 17 erdh kryeministri dhe kërkoi që së bashku të vizitojmë edhe një herë pacientët. Dëshiroj të falënderoj, pa marrë parasysh Qeverinë apo emergjëncën, të gjitha kanë qenë të gatshëm të jepin 100%”, përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat