Krenar Shala habitet me këto veprime të Kroacisë që po i bëjnë për Kosovën – i numëron një nga një, dhe tregon paralajmërimin e kroatëve

Aktuale

Krenar Shala habitet me këto veprime të Kroacisë që po i bëjnë për Kosovën – i numëron një nga një, dhe tregon paralajmërimin e kroatëve

Nga: N.Sh. Më: 27 korrik 2021 Në ora: 11:20
Flamuri i Kosovës dhe ai kroat

Analisti politik Krenar Shala është shprehur i habitur me veprimet e shtetit të Kroacisë që po i bëjnë për Kosovën.

Shala përmes një shkrimi në facebook, ka përmendur këto veprime që Kroacia po i bën për Kosovën.

Së pari, Shala përmend kryeministrin kroat që i suspendodi aktivitetet e tij dhe u përkushtua në aksidentin tragjik që u ndodhi mërgimtarëve tanë ku mbetën të vdekur 10 prej tyre.

Ai gjithashtu ka përmendut edhe vizitën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Kroacisë që ka zhvilluar në Kosovë dhe deklaratën e tij.

Shala shprehet se, ministri kroat deklaroi se 5 vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën do ta bëjnë së shpejti atë.

Ai gjithshtu shkruan edhe për bazën ushtarake kroate në Kosovë e cila pritet të ndërtohet.

Tutje, Shala përmen edhe pritjen që shteti kroat ia bëri Ministrit të Mbrojtjes.

“Kosova dhe Kroacia do të duhej të nënshkruajnë një memorandum të partneritetit strategjik, ku politika e jashtme dhe ajo e mbrojtjes, ndër tjerash, do të koordinoheshin”, shkruan Shala.

Postimi i plotë:

Kryeministri i Kroacisë i suspendoi të gjitha aktivitetet e tij për t'ju përkushtu aksidentit tragjik që ndodhi me mërgimtart tonë.

Unë s'po kuptoj kurgjo! Po ju?

P.S. Gjatë vizitës së ministrit të punëve të jashtme të Kroacisë në Prishtinë, ky i fundit deklaroi që 5 vendet e BE-së që nuk e kanë njohur ende Kosovën, ta bëjnë sa më shpejt. Unë nuk maj n'men' qe 10 vite që ni ministër i jashtëm i naj shteti të BE-së të ketë bërë thirrje të tilla, përpos thirrjes për me vazhdu dialogu me Serbinë.

Poashtu njoftoi rreth planeve të këtij shteti për të hapur një bazë ushtarake në Kosovë.

Nuk bon pa e përmend poashtu pritjen zyrtare me ceremoni madhështore që ia boni ministri i mbrojtjes së këtij vendi ministrit të mbrotjes së Kosovës gjatë vizitës në Zagreb. Thu ti bëhej fjalë për sekretarin amerikan të mbrojtjes, e jo atë të Kosovës!

Kosova dhe Kroacia do të duhej të nënshkruajnë një memorandum të partneritetit strategjik, ku politika e jashtme dhe ajo e mbrojtjes, ndër tjerash, do të koordinoheshin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat