Aksidenti i rëndë / Nënë e bijë nga Gjakova do të varrosen sot në ora 19:00

Aktuale

Aksidenti i rëndë / Nënë e bijë nga Gjakova do të varrosen sot në ora 19:00

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 15:55
Nënë e bijë nga Gjakova

Nënë e bijë që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kroaci do të varrosen sot.

Lajmin e ka bërë të ditur familja e viktimave, ndërsa kanë treguar se varrimi do të bëhet në ora 19:00 në varrezat e qytetit të Gjakovës.

Njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se në aksidentin tragjik në Kroaci humbën jetën më të dashurat tona, Valentina dhe Erlinda Binakaj.

Varrimi i të ndjerave bëhet me datë 28.07.2021 në orën 19:00 në varrezat e qytetit në Gjakovë.

Theksojmë se 10 trupat e pajetë orë më parë kanë arritur në Kosovë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat