E konfirmon LDK-ja, kjo do të jetë kandidatja për kryetare të Ferizajt

Aktuale

E konfirmon LDK-ja, kjo do të jetë kandidatja për kryetare të Ferizajt

Nga: A.M. Më: 28 korrik 2021 Në ora: 20:48
Sibel Halimi

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se Sibel Halimi, anëtare e Kryesisë dhe zëdhënëse e kësaj partie do të jetë kandidate për kryetare të Ferizajt.

Kjo është e bërë e ditur përmes një komunikatë të për media. Në këtë të fundit, thuhet se Dega e LDK-së në Ferizaj gjatë mbledhjes së mbajtur në mbrëmjen e së martës vendosi unanimisht për kandidaturën e Halimit.

“Me intelektualen e veprimtaren Sibel Halimi do të ndryshoj qasja për pushtetin i cili me fitoren e saj do ti kthehet qytetarëve”, thuhet në komunikatën e degës së LDK  në Ferizaj.

Komunikata e plotë:

Dega e LDK-së në Ferizaj, në mbledhjen  e mbajtur para pak çastesh, pas një diskutimi të frytshem e me procedurë demokratike, unanimisht vendosi që për Kryetare të Komunës së Ferizaj, të kandidoj zonjën Sibel Halimi, anëtare e Kryesisë dhe zëdhënëse e Lidhjes  Demokratike të Kosovës.

Me intelektualen e veprimtaren Sibel Halimi do të ndryshoj qasja për pushtetin i cili me fitoren e saj do ti kthehet qytetarëve.

Është nder e respekt për ferizajasit që për herë të parë në zgjedhje lokale për Kryetare të Komunës, ndonjë parti kandidon një femër.

Me këtë vendim Lidhja Demokratike e Kosovës po bën si gjithherë edhe një histori të re.

Për këtë është garancë edhe biografia e saj e pasur dhe e pakontestuar.

Dega e LDK-së në Ferizaj dhe strukturat  e saj janë mobilizuar plotësisht për ti fituar këto zgjedhje e për ta udhëhequr Komunën, ashtu siç e presin dhe e dëshirojnë kthimin e saj të fuqishëm ferizajasit.

Na priftë e mbara!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat