Bajqinovci: Rama gënjeu, nuk e ndihmoi e para ushtria serbe pas tërmetit

Aktuale

Bajqinovci: Rama gënjeu, nuk e ndihmoi e para ushtria serbe pas tërmetit

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 23:42
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Vetëvendosjes Mefail Bajqinovci ka folur për forumin e “minishengenit”, e që më pas u vendos të quhet “Ballkani i Hapur”.

Bajqinovci për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, tha se ka gënjyer kur tha se ushtria serbe ishte e para që i shkoi shqiptarëve për ndihmë kur ndodhi tërmeti në Durrës.

“Rama tha se ushtria serbe ishte e para që hyri në Shqipëri për ndihmë kur ndodhi tërmeti në Durrës”, është shprehur Bajqinovci.

“Zoti Rama ka gënjyer sepse FSK’ja ka hyrë e para për ndihmë”, theksoi deputeti.

Liderët e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, morën pjesë në forumin e “minishengenit” në Shkup, e që nga aty këta liderëa kritikuan shtetet që nuk morën pjesë; Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat