Avokati i Sali Berishës dorëzon padinë në Gjykatën e Parisit

Aktuale

Avokati i Sali Berishës dorëzon padinë në Gjykatën e Parisit

Nga: A.M. Më: 5 gusht 2021 Në ora: 17:43
Sali Berisha

Ashtu siç kishte paralajmëruar në një konferencë për media, Sali Berisha ka ngritur padi në Gjykatën e Parisit për vendimin e DASH-it, pasi u shpallë “non grata”.

Berisha përmes një postimi në Facebook,ka njoftuar se avokati Jean Yve Le Borgne ka dorëzuar padinë për shpifje në Gjykatën e Parisit.

“Javën që kaloi avokati Jean Yve Le Borgne ka dorëzuar këtë padi pranë kësaj gjykate. Sipas avokatit tim kjo padi në gjykate për shpifje bazohet në precedentë të mëparshme të  ngjashme dhe në parimin universal se për shpifjen nuk ka imunitet sepse ajo nuk hyn në funksione zyrtarë dhe për rrjedhojë imuniteti në rastin e shpifjes nuk mund të përdoret si mburojë. Padia ime bazohet dhe në parimin tjetër universal sipas të cilit shpifja në internet dënohet kudo ku del lajmi, pra ku ndodh dëmi. Vetëkuptohet gjithçka varet nga interpretimi i gjykatësit që do gjykoje çështjen”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Postimi i plotë: 

Avokati Jean Yve Le Borgne ka dorëzuar padinë time për shpifje në gjykatën e Parisit.

Këtu më poshtë keni njoftimin e shtypit në shqip dhe anglisht!

Njoftim shtypi!

Avokati im Jean Yves Le Borge ka dorëzuar padinë time për shpifje në gjykatën korreksionale te Parisit.

Siç ju kam njoftuar më parë se, pas vendimit te Sekretarit të Shtetit, Antiony Blinken për të shpallur non grata mua, bashkëshorten dhe dy fëmijët e mi, bazuar ne keqinformimin nga lobimi korruptiv hakmarrës të Edi Rimës dhe mikut e mbrojtësit te tij multimiliardierit George Soros, unë autorizova avokatin tim në France zotin Jean Yves Le Borgne të ngrejë padi për shpifje ndaj Sekretarit të Shtetit, Blinken ne gjykatën korreksionale të Parisit.

Javën që kaloi avokati Jean Yve Le Borgne ka dorëzuar këtë padi pranë kësaj gjykate. Sipas avokatit tim kjo padi në gjykate për shpifje bazohet në precedentë të mëparshme të  ngjashme dhe në parimin universal se për shpifjen nuk ka imunitet sepse ajo nuk hyn në funksione zyrtarë dhe për rrjedhojë imuniteti në rastin e shpifjes nuk mund të përdoret si mburojë. Padia ime bazohet dhe në parimin tjetër universal sipas të cilit shpifja në internet dënohet kudo ku del lajmi, pra ku ndodh dëmi. Vetëkuptohet gjithçka varet nga interpretimi i gjykatësit që do gjykoje çështjen.

Me këtë rast i bej thirrje sekretarit Blinken, ne emër te transparencës të dërgojë pranë kësaj gjykate çdo fakt, dokument dhe prove qe ai apo çdo kush tjetër ne bote disponon kundër Sali Berishës dhe familjareve te tij.

Zonja dhe Zotërinj,

Me këtë rast gjithashtu dëshirojë t`ju informoj sa vijon:

Se pari se, sot, pas 77 vitesh jetë, kjo është hera e parë që unë i drejtohem një gjykatëdhe kurrë ndonjë herë nuk kisha imagjinuar se unë do detyrohesha të ngrejë padi ndaj Sekretarit të Shtetit të SHBA, të një vendi që unë admiroj kaq shumë.

Së dyti, me këtë padi unë kërkoj të mbroj dinjitetin tim, të familjes time dhe të të gjithë shqiptareve që unë gjatë 30 viteve karrierë politike  i kam përfaqësuar me dinjitet.

Pra kjo padi është një betejë për dinjitet njerëzor i cili është një vlerë e shenjtë për mua dhe çdo njeri të lirë.

Se treti, me këtë padi kërkoj të bëj transparence të plotë para shqiptareve që në 30 vite më kanë votuar më shumë se cilindo tjetër në këtë vend dhe para miqve të mi, të shumte në Shqipëri dhe kudo në botë, dhe të provoj se ky vendimi është fund e krye politik dhe pa asnjë baze, pra është si në materia.

Karakterin politik të këtij vendimi e provon dhe fakti se me gjithë kërkesën paraqitur në letrën time të datës 19 maj 2021 drejtuar sekretarit Blinken për të bërë publike çdo fakt, dokument, provë që ai disponon por edhe kërkesave të mediave, që të faktojë akuzat ndaj meje dhe familjareve të mi, gjer sot nuk është paraqitur as dhe një e vetme e tillë për shkakun e vetëm se ato nuk ekzistojnë.

Me dt 22 maj zëdhënësi i departamentit të shtetit i ka deklaruar një gazete shqiptare se burimet e informacionit mbi te cilat është bazuar vendimi  i Sekretarit Blinken kanë qenë raportet e NGO, lokale, rajonale, ndërkombëtarë (të gjitha të sponsorizuar nga George Soros shënim i im), raportet e mediave ( të kontrolluara nga qeveria, shënim i im) dhe raportet e hetimeve antikorrupsion të qeverise shqiptare ( dmth raportet sekrete të Edi Rames të cilat nuk janë publikuar kurrë në Shqipëri shënim i im)

Kjo dëshmon se vendimi i marrë kundra meje dhe familjareve të mi bazohet nëshpifjet dhe trillimet e për qëllime politike të kundërshtareve të mi George Soros dhe Edi Rama. Ai është një hakmarrje e tyre politike për mbrojtjen nga ana ime të interesit publik dhe kombëtar të shqiptareve, denoncimin tim të dhunimit të zgjedhjeve nga Edi Rama, të lidhjeve të tij me krimin, kartelet e drogës, pasuritë e paligjshme dhe korrupsionin e tij.

Ai është një hakmarrje për denoncimin tim publik të rolit të OSF në vendosjen nën kontrollin e plotë qeverise të rrjetit të NGO dhe së fundi të sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Në veçanti ky vendim është hakmarrje politike për kundërshtimin tim të prërë të ndryshimit të kufijve të Kosovës sipas projekti të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur në Beograd.

Mungesa e plotë e transparencës në këtë vendim fakton katërçipërisht se ky vendim është fund e krye politik dhe shënon një abuzim të hapur me ligjin e kongresit të SHBA, përdorimin e tij si armë politike kundër kundërshtareve të qeverisë me të korruptuar të Evropës dhe protektorit e mikut të ngushte të Edi Ramës, multimiliarderit George Soros.

Por pavarësisht nga këto unë nuk kam ngritur padi kundër vendimit hakmarrës politik tëshpalljes time nongrata është e drejtë ekskluzive e Sekretarit Blinken të përcaktojë se kush do hyjeë apo nuk mund të hyj në vendin e tij. Por unë kam ngritur padi kundër shpifjeve mbi të cilat bazohet ky vendim.

Karakterin e mirëfilltë politik të këtij vendimi e provon plotësisht edhe kërkesa publike e ambasadores se SHBA në Tiranë, Kim për mos futjen time në parlament duke mos patur asnjë fakt, prove apo dokument për t’ju paraqitur shqiptareve përveç kërcënimeve me dogmën e barit që ka përdorur dikur diktatori Hoxha dhe e përdorin albanofobe antishqiptar.

Duke përfunduar, shpreh besimin tim te plote tek paanësia e gjykatës dhe garantoj shqiptaret se mbi këtë planet nuk ekziston njeri, institucion qe mund te disponoje një prove, fakt, apo dokument të vetëm që të faktojnë korrupsion domethënëse me fondet publike të buxhetit apo çfarëdolloj forme tjetër korrupsioni.

Ps pyetjet e gazetareve dhe përgjigjet e mia i keni në videon e mësipërme.

Press release

My lawyer, Mr. Jean Yve Le Borgne, filed a lawsuit for defamation in the Correctional Court of Paris.

Following Secretary of State Anthony Blinken's decision to declare my wife, and my two children and me non-grata for significant corruption, based on misinformation from the vindictive corrupt lobbying of Edi Rama and his friend billionaire George Soros, I authorized my lawyer in France, Mr. Jean Yves Le Borgne, to file a defamation lawsuit in the Correctional Court of Paris. Last week the lawyer Jean Yve Le Borgne filed the lawsuit with this court. According to my lawyer, this defamation lawsuit in the courts is based on previous similar precedents and on the universal principle that there is no immunity for defamation because it does not enter into official functions. Therefore immunity in the case of slander cannot be used as a shield. The lawsuit is also based on the other universal principle to which defamation on the internet is punished wherever the news comes out, i.e., where the damage occurs. Of course, everything will depend on the interpretation of the judge in the case. On this occasion, I call on Secretary Blinken, for the sake of transparency, to send to this court every fact, document, and evidence that he or anyone else in the world has against Sali Berisha and his family.

On this occasion I would also like to inform you that:

First of all, today, after 77 years, this is the first time I have addressed a court, and I never imagined that I would file a lawsuit against the US Secretary of State - a country that I admire so much.

Secondly, with this lawsuit, I seek to protect my dignity, that of my family and all Albanians that I have represented with dignity during my long political career. So this lawsuit is a battle for human dignity, a sacred value for me and every free man.

Thirdly, with this lawsuit, I seek to make full transparency in front of the Albanians who in 30 years have voted me more than anyone else in this country. And in front of my many friends everywhere in the world. I want to prove to all of them that this decision is groundless and entirely political.

The political character of this decision is proved by the fact that since May 19, 2021, despite the request submitted in my letter to Secretary Blinken to make public every fact, evidence, or document he has - but also the demands of others - to date, not a single one has been presented for the sole reason that they do not exist.

On May 22, the State Department spokesman told an Albanian newspaper that the sources of information of Secretary Blinken's decision were the reports from local, regional, and international NGOs (all sponsored by Soros). And media reports (controlled by the government) and the Albanian government's anti-corruption investigation reports. This confidential report of Edi Rama's government has never been published in Albania).

This proves that the decision against my family members and me is entirely based on the slanders and fabrications - for political purposes - of my opponents George Soros and Edi Rama. The decision is an act of revenge for my stands in defense of Albanians public and national interests, my denunciation of Edi Rama's links to organized crime, drug cartels, violation of election, and corruption. And the denouncing of the role of OSF in putting the NGO's network and the whole justice system under complete control of the former communist government in Albania. In particular for my opposition to the change of borders of Kosovo drafted by the Open Society Foundation in Belgrade. The complete lack of transparency in this decision proves fourfold that this decision is purely a political one and marks a clear abuse of the US Congress law. It demonstrates the clear cristal use of the law of the US Congress as a political weapon against opponents. Despite the above, I have filed a lawsuit not against the decision - as it is the exclusive right of Secretary Blinken - but against the defamation upon which this decision stands.

The genuine political character of this decision is also proved by the public request of the US Ambassador in Tirana Kim for banning my entry into the parliament without any evidence or document to present to Albanians other than the threats with "the grass" dogma used previously by the dictator Hoxha and currently used by albanophobes.

In conclusion, I have chosen the courtroom for transparency and dignity. I express my complete confidence in the court's impartiality. I guarantee the Albanians that no person or institution on this planet can have a single piece of evidence, facts, or documents to prove corruption, with budget funds or any other form of it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat