Haki Abazi përmend emrat: Këta persona u paguan nga pijunat e prontos – ja si ndërtuan kurthe!

Aktuale

Haki Abazi përmend emrat: Këta persona u paguan nga pijunat e prontos – ja si ndërtuan kurthe!

Nga: A.M Më: 8 gusht 2021 Në ora: 18:28
Haki Abazi

Disa ditë më parë janë publikuar disa audio-incizimet, ku janë të përfshirë njerëzit e sistemit të inteligjencës dhe drejtësisë së vendit.

Aty përmendet Halit Sahitaj, i dyshuar si agjent rus dhe gazetari Visar Durmiqi që dyshohet se ka marrë para për të publikuar lajme.

Ndaj këtij rasti, ka reaguar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, i cili tha se pijunat e prontos kanë paguar gazetarë për të orkestruar ngjarje dhe për të ndërtuar kurtha.

“Ka shumë vite që publikisht kam denoncuar Visar Duriqin dhe shumë pseudogazetarë, miq të tij që shpifnin pa nda me qëllim krijimin e percepcionit të gabuar dhe lansonin luftë speciale me qëllim të sulmit mbi personalitetet dhe denigrimit të kredibilitetit të individëve të caktuar në shoqëri. Pijunat e prontos kanë paguar gazetarë për të shpifur, kanë krijuar portale për të dëmtuar procese dhe njerëz, kanë orkestruar ngjarje dhe kanë tentuar të ndërtojnë kurtha...”, shkroi Abazi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Ka shumë vite që publikisht kam denoncuar Visar Duriqin dhe shumë pseudogazetarë, miq të tij që shpifnin pa nda me qëllim krijimin e percepcionit të gabuar dhe lansonin luftë speciale me qëllim të sulmit mbi personalitetet dhe denigrimit të kredibilitetit të individëve të caktuar në shoqëri. Pijunat e prontos kanë paguar gazetarë për të shpifur, kanë krijuar portale për të dëmtuar procese dhe njerëz, kanë orkestruar ngjarje dhe kanë tentuar të ndërtojnë kurtha...

Duke përfituar dhe me qëllim të pasurimit të pandershëm, këta kanë ndjellë urrejtje ndërnjerzore, kanë mbjellur urrjetje relegjioze, janë shëndrruar në islamofob e të ndytë në mendje dhe vepër, kanë bërë gjëra e vepra të flliqura për të cilat prokuroria duhet të veprojë me urgjencë përndryshe prokurorët dhe gjykatësit mbajnë përgjegjësinë për mosveprim në paradalimin dhe bashkëveprim të veprave të pista dhe rrezikimit të sigurisë së individëve dhe sigurisë publike.

Të njejtit raporti i parlamentit Evropian i kishte shpallur prodhues të Fake NEWS dhe manipulues të opinionit publik dhe prokuroria e shtetit nuk ka marrë asnjë veprim, ky është bashkëveprim me krimin e organizuar dhe rrjetet e pista të pastrimit të parave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat