Haki Abazi flet për projektin e Vuçiqit për ndarjen e Kosovës, ia bënë të qartë Edi Ramës këtë gjë

Aktuale

Haki Abazi flet për projektin e Vuçiqit për ndarjen e Kosovës, ia bënë të qartë Edi Ramës këtë gjë

Nga: A.M Më: 10 gusht 2021 Në ora: 21:15
Haki Abazi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka reaguar pas deklartës së presidentit serb Aleksandër Vuçiq, se Serbia është e zhgënyer që Izraeli e ka pranuar Kosovën.

Abazi shprehet se “Ballkani i Hapur” është projekt përmes të cilit po mbahet gjallë ideja për ndarjen e Kosovës.

Po ashtu, ai tha se Vuçiq po e përdor përdorte Ramën si pykën për të tentuar çarjen e cungut të Kosovës.

““Open Balkans” është formë dhe përpjekje për ta mbajtur gjallë idenë e ndarjes së Kosovës dhe coptëzimin e Bosnjës dhe Hercegovinës për krijimin e “Srpski svet”.

Ndarja e qëllimshme dhe me vetëdije e së majtës trashëgimtare e PPS së Shqipërisë nga ndikimi dhe agjenda e shovenizmit Serb është e vetmja rrugë drejt faktorizimit të shqiptarëve dhe integrimit në BE”, shkroi Abazi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

“Open Balkans” është formë dhe përpjekje për ta mbajtur gjallë idenë e ndarjes së Kosovës dhe coptëzimin e Bosnjës dhe Hercegovinës për krijimin e “Srpski svet”.

Ndarja e qëllimshme dhe me vetëdije e së majtës trashëgimtare e PPS së Shqipërisë nga ndikimi dhe agjenda e shovenizmit Serb është e vetmja rrugë drejt faktorizimit të shqiptarëve dhe integrimit në BE. Vuçiç nuk do të duhej të kishte mundësinë të përdorte Ramën si pykën për të tentuar çarjen e cungut të Kosovës. Megjithatë Rama është pyka jonë sepse është pjesa e cungut dhe trungut.

Rama e ka gabim fund e krye sepse arat tona janë edhe në Sanxhak edhe në Pazarin e Ri e në Luginë dhe nuk pranojmë që të mbetemi në karavanët e shpërnguljes dhe pastrimit etnik të projekteve të akademisë serbe që i zbatojnë sa herë që u mundësohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat