Kuvendi i Kosovës për një muaj ka shkuar në pushim.
E ky pushim i Kuvendit të Kosovës, ka acaruar kryetarin e Partisë Republikane të Kosovës, Faton Kurtin.
Kurti përmes një postimi në facebook, thotë se Kosova ka deputetë koti, që 80% të tyre nuk e hapin kurrë gojën.
Sipas tij, këta marrin rroga të majme, meditje dhe pushime mujore me pagesë, ndërsa puntorët në Kosovë nuk mund t’i marrin dy javë pushim.
Ai kërkon nga populli të zgjohen, duke shtuar se Kosova pse nuk po ecën përpara është pikërisht problemi i deputetëve.
“Urgjentisht të bëhet një kontroll i secilit Deputet dhe të bëhen publike CV-të, përvoja dhe kapacitet e tyre. Politikanët duhet që në të ardhmen të vlerësohen dhe paguhen në bazë të suksesit që ia sjellin vendit”, shkruan Kurti.
Postimi i plotë:
KOSOVA VENDI MË I VARFËR NË EVROPË POR PARAJSË PËR "POLITIKANËT"!
(Kuvendi i Kosovës shkon zyrtarisht në pushim nga 13 gusht deri me 13 shtator)!
Ndërsa punëtorët e thjeshtë në Kosovë nuk mund ti marrin kurrë as 2 javë pushim në vit të paguar, Deputetë KOTI në Kosovë marrin rroga të majme, mëditje dhe pushime mujore me pagesë të plotë!
Këta të cilët i shesin moral popullit,
- vetë nuk dalin fare në vendin e punës në Kuvend
- pjesëmarrja e Deputetëve në Seancat e mbajtura kurrë nuk është më shumë se 60 - 70%,
- 80% të atyre të cilët janë të pranishëm nuk e hapin gojën kurrë.
- ata pak të cilët debatojnë, merren me polemika, falle e halle personale.
- Deputet e Lista Serbskës nuk vijnë fare në Kuvend dhe marrin rroga.
Këta Deputet KOTI i kushtojnë taksapaguesve miliona eruro rroga e mëditje.
Zgjohu popull se problemi pse Kosova nuk ecën përpara, janë këta parazitë me rroga të majme.
Urgjentisht të bëhet një kontroll i secilit Deputet dhe të bëhen publike CV-të, përvoja dhe kapacitet e tyre.
Politikanët duhet që në të ardhmen të vlerësohen dhe paguhen në bazë të suksesit që ia sjellin vendit.
TË KENI KUJDES KUJT IA JEPNI VOTËN QË MOS TË BËHENI PUNËDHËNËS TË PARAZITËVE.