Kusari fiton rastin duke mbrojtur gazetarin briantik

Aktuale

Kusari fiton rastin duke mbrojtur gazetarin briantik

Më: 14 gusht 2021 Në ora: 21:07
Flutura Kusari

Gazetarit britanik, Simon Akam mundi tetë vjeçar në përgatitje të librit 700 faqësh ishte gati t’i shkojë huq.

Shtëpia Botuese ‘Penguin Random House’ me të cilën britaniku, kishte marrëveshje, më pas refuzoi të botonte librin ‘Ndërrimi i Rojeve’, një studim në të cilin ka kritika  për shërbimin e ushtrisë britanike në Irak dhe Afganistan.

Ata kërkonin që libri t’i dërgohej për redaktim qeverisë dhe të gjithë ata të cilët përmenden në libër të nënshkruajnë, por kjo kërkesë u refuzua nga publicisti.

Për rastin ai kërkoi ndihmë në Qendrën Evropiane për Liri të Shtypit. Me ndihmën e juristes, Flutura Kusari, pas procesit 1 vjeçar u arritë që libri të publikohej nga një shtëpi tjetër botuese.

Ajo thotë se përballja me firmën ligjore britanike nuk ishte e lehtë dhe se për rastin me të cilin refuzuan të merreshin shumë organizata ndërkombëtare, në fillim dilemë kishte ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat