Lul Raka: Pse po ndodh infektimi me Covid-19, edhe pas vaksinimit

Aktuale

Lul Raka: Pse po ndodh infektimi me Covid-19, edhe pas vaksinimit

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 22:32
Lul Raka

Mikrobiologu Lul Raka tha se më të rrezikuarit janë ata që janë të pa vaksinuar, pastaj vijnë ata me një dozë, dhe në fund ata me dy doza, por që janë raste më të rralla.

“Mas shumti janë të rrezikuar ata që janë të pa vaksinuar, mandej vinë ata me një vaksinë, dhe tek më vonë shumë raste të rralla personat që kanë marrë të dy vaksinat, mirëpo duhet pas parasysh që i vaksinuar kryesisht konsiderohet personi që e ka marrë dozën e dytë edhe kanë kaluar dy javë prej momentit që e ka marrë dozën e dytë. Te na ka pas raste që sot e ka marrë dozën e dytë, të nesërmen është shku në dasmë, pasnesër në muzikë, kështu që duhet me pas kujdes” tha Raka.

Ndryshe vetëm sot në Kosovë janë regjistruar 2 mijë e 250 raste pozitive me Covid-19, dhe katër të vdekur.

Ndërkohë, Klinika Infektive po vazhdon të jetë e mbushur me pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat