KQZ nuk ia lejoi kandidimin, ky person do ta zëvendësojë Selim Pacollin për kryetar të Prishtinës

Aktuale

KQZ nuk ia lejoi kandidimin, ky person do ta zëvendësojë Selim Pacollin për kryetar të Prishtinës

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 11:06
Selim Pacolli

Dje, Selim Pacolli, kandidat i AKR-së për kryetar të Prishtinës njoftoi se nuk i lejohet kandidimi në zgjedhjet e 17 shkurtit, për shkak të mosdeklarimit në kohë të formularit të pasurisë.

Aleanca Kosova e Re tashmë duket se ka marrë vendim për kandidatin që do ta zëvendësojë zotin Pacollin në zgjedhjet e 17 shkurtit.

Ai do të jetë Gëzim Mehmeti, drejtor i Infrastrukturës në komunën e Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli.

“Kandidat nga AKR-ja për kryetar të Prishtinës do të jetë, Gëzim Mehmeti”

Tutje Makolli ka komentuar edhe vendimin në lidhje me moslejimin e kandidimit të Pacollit për kryetar të Prishtinës.

“Zotit Pacolli i është hequr emri pa ndonjë argument shumë të madh, ka qenë një dënim i ulët, moslajmërimi i pasurisë në kohë, por dejuro tashmë është larguar” tha Makolli për Blic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat