(E plotësuar 21:13) - Presidentja Osmani u shpreh se kanë mirëpritur afganët duke u shprehur se ata kanë nevojë të ndjehën të sigurt dhe jemi me fat që ne po përfundojm një detyrë kaq të përgjegjshme,
Ajo ka thënë se të ardhurit janë ish të puënsuarit e aletaëve në Afganistan dhe familjarë të tyre.
“Treguam se i kemi hapur jo vetëm dyert por edhe zemrat tona. Si njeërëz që kemi qenë viktima të pushtetit gjenocidal i kuptojmë cfarë do të thotë të ikësh nga shtepia jote. Do të bashkëppunojmë me aletatrët në mënyrë që kjo tragjedi paqësore të pakësohet dhe mënyrë që ata të ndihen më të sigurtë”, u shpreh Osmani.
Ndërsa kryeminsitri Kurti thotë se për aleatët tanë siç janë SHBA-të ne jemi gjithmonë të gatshëm për të ju ndihmuar.
“Refugjatëve afganë të cilët sigurisht janë të dëshpruar që janë detyruar shtëpitë e tyre, ju dëshiruam mirëseardhje, ju thamë që janë mysafirë tanë dhe këtu janë të sigurt. Këta refugjatë, sikurse të gjithë popujt tjerë në botë, gëzojnë të drejtën për liri”, ka thënë Kurti.
“Kur bëhet fjalë për partnerët tanë sikurse NATO dhe SHBA, nuk bëhet pyetja pse, ne themi vetëm si. Të gjitha çështjet që diskutojmë janë të natyrës teknike, se si këta refugjatë të kalojnë sa më lehtë në vijim. I falënderojmë edhe SHBA edhe NATO-n për komunikimin e ngushtë deri në këtë ditë që t’i presim këta refugjatë”, ka shtuar tutje kryeministri.
Kurse ministri Sveçla tregoi se numri i afganëve është 111 dhe se nesër do të vazhdojn fluturimet e radhës.
“Numri i afganëve është, 111 prej tyre janë një numër të madhë gra, fëmi dhe pleq të cilët janë bashkëpuntor të amerikanëve në Afganistan.
Grupet e tjera të radhës do të jenë gjatë ditës së nesërme dhe ditëve tjera në vijim”, u shpreh Sveçla për media.
***
Konferenca e tre krerëve të shtetëve ka filluar tashmë, e para që është duke u deklaruar është presidentja Osmani e cila shprehet se afganët do të jenë të sigurt këtu.
***
Para pak minutash kanë arritur grupi i parë i afganëve në Kosovë.
Afganët u pritën nga presidentja Osmani, kryeministri Kurti, ministri Sveçla si dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett.
Ndërsa konferenca e tre krerëve të shtetëve është shtyer për 20 minuta pasiqë momentalisht është janë ateruar aeroplanë dhe për shkak të zhurmës e njejta konferëncë do të mbahet pak minuta më vonë./BS
***
Në Kosovë të dielën më 29 gusht, arriti grupi i parë i qytetarëve afganëve, prej rreth 100 personash, të cilët kanë ikur nga shteti i tyre, pasi talibanët morën kontrollin. Ata u transportuan me një avion të forcave ajrore amerikane.
Për të pritur qytetarët afganë, në Aeroportin Ndërkombëtar "Adem Jashari" dolën presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett.
Afganët që kanë arritur në Kosovë, sipas burimeve nga Presidenca e Kosovës, do të strehohen në bazën ushtarake "Bondsteel" që gjendet në Ferizaj.
Në aeroportin "Adem Jashari" po ashtu janë parë disa autobusë të Forcës së Sigurisë së Kosovës që do të transportojnë afganët.
Qeveria e Kosovës ka thënë se do të strehojë përkohësisht rreth 2.000 afganë, të cilët kanë punuar me forcat amerikane dhe ato të NATO-s apo edhe me organizata të huaja.
Kosova tashmë ka miratuar mbrojtjen e përkohshme për afganët që kanë punuar me forcat amerikane, me ato të NATO-s dhe për familjet e tyre. Autoritetet kosovare kanë thënë se sipas ligjeve, afganëve do t’u ofrohet strehim i përkohshëm me kohëzgjatje deri në një vit.
Në Shqipëri veçse kanë arritur afër 500 afganë që kanë ikur nga Kabuli. Shqipëria ka thënë se mund të strehojë deri në 4.000 afganë. Po ashtu, e gatshme për të strehuar afganë është shprehur edhe Maqedonia e Veriut, e cila po pret që të arrijnë afganët.
Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera po përshpejtojnë përpjekjet e tyre për të evakuuar qytetarët afganë dhe shtetasit e tyre nga aeroporti i Kabulit, teksa afati i 31 gushtit për tërheqjen e trupave nga Afganistani po afrohet.
Disa shtete të NATO-s, përfshirë Francën, kanë njoftuar se kanë përfunduar misionet e evakuimit.
Evakuimet kanë vazhduar edhe pas një sulmi vetëvrasës pranë aeroportit të Kabulit, përgjegjësinë e të cilit e mori grupi Shteti Islamik. Nga ky sulm u vranë rreth 170 persona, përfshirë edhe 13 ushtarë amerikanë.
Në kundërpërgjigje të këtij sulmi, më 28 gusht, SHBA-ja tha se ka vrarë përmes një sulmi me dron në lindje të Afganistani, dy anëtarë të këtij grupi që besohet se kanë qenë të përfshirë në sulmin pranë aeroportit të Kabulit./REL
***
Në Kosovë sot do të arrijnë afganët e parë.
Për t’i pritur ata do të dalin presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Përgatitjet për pritjen e refugjatëve vetëm se kanë filluar në aeroportin “Adem Jashari”.
Atje kanë shkuar edhe autobusët me të cilët do të barten afganët.