Arritja e afganëve në Kosovë, Zyra e Presidentes dhe Kryeministrit dalin me njoftim të përbashkët

Aktuale

Arritja e afganëve në Kosovë, Zyra e Presidentes dhe Kryeministrit dalin me njoftim të përbashkët

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 20:32
Foto ilustrim

Zyra e Presidentes dhe ajo e Kryeministrit të Kosovës kanë dalë me një njoftim të përbashkët teksa pritet arritja e grupit të parë të afganëve në Kosovë.

Në njoftimin e tyre thuhet se, grupi i parë i kontraktuesve afganë që punojnë në NATO dhe familjeve të tyre, do të arrijë sonte në orën 20:15 në mbrëmje në Aeroportin e Prishtinës.

Njoftimi i plotë:

Të nderuara Media,

Sipas paralajmërimit nga autoritetet e NATO-s, grupi i parë i kontraktuesve afganë që punojnë në NATO dhe familjeve të tyre, do të arrijë sonte në orën 20:15 në mbrëmje në Aeroportin e Prishtinës.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj, ngase shkaku i masave të sigurisë të përcaktuara nga organizatori dhe pandemia Covid-19, prezenca e të gjitha mediave do të jetë e pamundshme. Por, që të gjitha mediat do ta kenë mundësinë që ta marrin sinjalin e transmetimit direkt nëpërmjet RTK-së dhe Agjencisë Kosovparess.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat