Pozhari tregon fituesit e komunave të mëdha – ka dyshime te Gjakova

Aktuale

Pozhari tregon fituesit e komunave të mëdha – ka dyshime te Gjakova

Nga: A.M Më: 6 shtator 2021 Në ora: 19:35
Xhevdet Pozhari

Analisti politik, Xhevdet Pozhari ka komentuar sërish zgjedhjet lokale.

Ai në një postim në Facebook tregoi se ende nuk ka ndryshuar mendimet e tij në lidhje me kandidatët fitues në komunat e mëdha.

Pozhari shprehi dyshime vetëm te fituesi i komunës së Gjakovës.

“VV i fiton Prishtinën dhe Prizrenin. PDK, Ferizajin dhe Mitrovicën. LDK, Pejën dhe Gjilanin. AAK me qykë të zorit, Gjakovën”, deklaroi Pozhari, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Hala s'më ka ndryshu mendimi për rezultatin e zgjedhjeve. Pos, ndoshta për Gjakovën ia huqi!

VV i fiton Prishtinën dhe Prizrenin. PDK, Ferizajin dhe Mitrovicën. LDK, Pejën dhe Gjilanin. AAK me qykë të zorit, Gjakovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat