Infektologu Ramadani flet për variantet Delta dhe Mu, ja cila është rruga e shpëtimit

Aktuale

Infektologu Ramadani flet për variantet Delta dhe Mu, ja cila është rruga e shpëtimit

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 09:19
Hamdi Ramadani

Varianti i ri i Coronavirusit, i njohur si “Mu”, ka arritur në disa vende të Evropës. Sipas infektologut Hamdi Ramadani ende nuk ka të dhëna të sakta rreth mundësisë së infeksionit dhe përhapjen e këtij virusi.

Infektologu Ramadani tha se brenda këtij muaji Organizata Botërore e Shëndetësisë do të dalë me të dhëna rreth mutacioni kolumbian “Mu”.

OBSh-ja ka klasifikuar variantin “Mu” të Coronavirusit si “variant që duhet të monitorohet nga afër”.

“Coronavirusi është një virusi që bënë mjaft ndryshime e që e quajmë në mjekësi mutagjene dhe është e pritshme. Prej janarit flitet që është një lloj varianti i Coronavirusit që po quhet si ‘MU’, i cili është i raportuar në disa vende të Evropës. Mirëpo të dhënat e deritashme nga OBSh e kanë bërë që ky variant që ne e quajmë observim klinik dhe shkencor ende nuk ka diçka të madhe për këtë virus sepse nuk e dimë nëse do të jetë i transmetueshëm apo nëse do të jetë më i përhapur ose e kundërta”.

“Por, brenda këtij muaji OBSh do të dalë me të dhëna për mundësinë e infeksionit dhe përhapjen e këtij virusi sepse mund të jetë në thonjëza rezistent në ndonjë vaksinë anti-Covid. Deri më sot është dokumentuar se vaksina anti-Covid e bërë në dy doza qytetari është i mbrojtur nga çdo variant edhe nga variant Delta i cili është mjaft i përhapur. Të gjitha rastet me sëmundshmëri të lartë dhe vdekshmëri nuk kanë qenë të vaksinuar dhe imunizuar me vaksinën anti-Covid. Vetëm ai vend që arrin 75% të vaksinimit do ta ulë si infeksion ashtu edhe vdekshmërinë”, tha Ramdani.

Ndërsa sa i përket variantit Delta, infektologu Ramadani tha se sulmon çdo moshë, duke shtuar se kohët e fundit disa gra shtatzëna kanë përfunduar edhe me vdekshmëri.

Ai po e konsideron veprimin e IKShPK-së të gabuar kur liroi masat në muajin korrik dhe gusht duke e cilësuar si faktorin kyç në situatën që gjendet Kosova.

“Edhe gratë shtatzëna duhet të vaksinohen sepse edhe shtatzënat kanë përfunduar me vdekshmëri. Edhe mosha fëmijërore është sulmuar 12 vjeçe e lartë sepse Delta sulmon çdo moshë. E vetmja rrugë dalje nga kjo e keqe është që qytetarët të vaksinohen dhe ministria e Shëndetësisë të kryejnë detyrën që të bëjnë sa më shumë vaksinime dhe imunizime qoftë sa më shumë promovime”, shkruan EO.

“Ministria konkretisht Qeveria duhet ta ndalin këtë virus me vaksinim masiv, masa, distancë, higjienë dhe kufizime gjatë natës. Kosova është vendi i fundit që ka filluar vaksinimin sepse ishte problem të sigurohet vaksina. Në muajin korrik dhe gusht ardhja e madhe e diasporës dhe tubimet e mëdha dhe lirimi i masave kanë qenë gabim nga IKShPK-ja në kohën kur nuk kemi pasur as 10% të qytetarëve të imunizuar është faktori që ka bërë në situatën që e kemi sot. Sot, vendi ynë ka 300 mijë qytetarë që janë të vaksinuar dhe kemi 900 mijë që kanë marrë edhe dozën e dytë. Vetëm kur vendi ynë arrin të kalojë 65% me dy doza atëherë mund të jemi të sigurt që mund ta kontrollojmë virusin dhe të lirojmë masat”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat