Brenda vetëm një dite mbushen të gjitha terminet për viza në Ambasadën gjermane

Aktuale

Brenda vetëm një dite mbushen të gjitha terminet për viza në Ambasadën gjermane

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Ka mjaftuar një ditë, që të gjitha terminet për aplikim për vizë pune në Ambasadën gjermane për muajin tetor të mbushen.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se të gjitha terminet tashmë janë mbushur.

“Për terminet që janë në dispozicion në muajin e ardhshëm tashmë ka regjistrime të mjaftueshme. Prandaj lista pritjes për termine për muajin tetor është mbyllur”, ka bërë të ditur Ambasada.

Ndërkaq ka njoftuar se në fillim të tetorit do të hapet afati për listën e pritjes të muajit nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat