“Mesazh shqetësues”/ Analisti amerikan komenton deklaratën e Lajçakut, tregon si duhet të veprojë BE për dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

“Mesazh shqetësues”/ Analisti amerikan komenton deklaratën e Lajçakut, tregon si duhet të veprojë BE për dialogun Kosovë-Serbi

Nga: A.Zh Më: 10 shtator 2021 Në ora: 22:00
Miroslav Lajçak

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit, Alon Ben-Meir, ka komentuar deklaratën e përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Miroslav Lajçak, pas takimit me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak, pas takimit të fundit me Besnik zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi dhe drejtorit të te ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq, ka thënë se të dyja palët mbeten shumë larg njëra-tjetrës dhe se ka ende shumë punë për të bërë.

E sipas Ben-Meir, kjo deklaratë e Lajçakut, është mesazh shqetësues për të dyja vendet, përcjell Bota sot.

Image
Deklarata e Lajçakut

Sipas tij, BE-ja duhet të gjejë një mënyrë, për t’i bërë presion Serbisë, në mënyrë që të arrihet përparim në negociatat me Kosovën.

“Deklarata e përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Miroslav Lajçak, pas takimit me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, është një mesazh shqetësues për të dy vendet. Ai deklaroi se të dyja palët mbeten shumë larg njëra-tjetrës dhe se ka ende shumë punë për të bërë.

Unë tashmë kam thënë se është në duart e Kurtit dhe Vuçiqit për të ndryshuar dinamikën e konfliktit.

Sidoqoftë, BE-ja duhet të gjejë një mënyrë për t'i bërë presion Serbisë veçanërisht, për të bërë përparim në negociatat e tyre. Udhëheqësit e Serbisë dhe të Kosovës janë të vetëdijshëm se mirëqenia e tyre e ardhshme qëndron në komunitetin evropian, prandaj BE-ja duhet t'u bëjë të qartë atyre se nuk ka integrim nëse ata nuk bëjnë përparim në dialogun e tyre”, ka shkruar profesori amerikan, në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat