Shkarkohen dy zyrtarë të lartë në Postën e Kosovës

Aktuale

Shkarkohen dy zyrtarë të lartë në Postën e Kosovës

Më: 13 shtator 2021 Në ora: 17:25
Foto ilustrim

Në Postën e Kosovës sot është mbajtur mbledhja e Bordit të kësaj ndërmarrje dhe është marrë vendim që të shkarkohen dy zyrtarë të kësaj ndërmarrje.

Të shkaktuarit janë U. d sekretari i Korporatës  Faton Ejupi, si dhe U.d zëvendës-kryeshefin ekzekutiv, Etrit Hoti.

Këtë e ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” një burim brenda Postës së Kosovës.

Sapo ka përfunduar mbledhja e Bordit dhe është marrë vendim që të shkarkohen Faton Ejupi dhe Etrit Hoti, mirëpo akoma si dimë arsyet e shkarkimit të tyre”, ka thënë për “Epokën e re”, i njëjti burim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat