Dy zyrtarë të MPB-së dhe MPJ-së arrestohen për ryshfet

Aktuale

Dy zyrtarë të MPB-së dhe MPJ-së arrestohen për ryshfet

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 17:04
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se janë arrestuar katër të dyshuar, dy prej të cilëve zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje ryshfeti.

Tre prej tyre janë arrestuar me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”, si dhe një tjetër dyshohet se ka kryer veprën penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”.

Bëhet fjalë për personat me inicialet J.H., A.F., B.G., me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, si dhe personi me inicialet H.H., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Pranimi i rryshfetit në sektorin privat”.

Sipas njoftimit, dy nga të lartcekurit, në cilësinë e zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme, dyshohen se kanë keqpërdorë pozitën zyrtare dhe kanë marrë ryshfet, ashtu që pas zbatimit të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit të lëshuara nga prokurori i rastit, janë arrestuar, dhe me aktvendim të prokurorit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat