A po planifikon luftë të re Serbia?/ Vulin vazhdon me kërcënimet: Xhandarmëria në Kralevë është gati!

Aktuale

A po planifikon luftë të re Serbia?/ Vulin vazhdon me kërcënimet: Xhandarmëria në Kralevë është gati!

Nga: A.M Më: 21 shtator 2021 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit të targave ndaj Serbisë, situate në veri të vendit është tensionuar.

Madje, sot ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandër Vulin vizitoi shtabin e xhandarmërisë në Kralevë dhe me atë rast vuri në dukje se anëtarët e xhandarmërisë janë të vendosur dhe të gatshëm për të kryer çdo detyrë që u është vënë nga Serbia dhe Presidenti Aleksandër Vuçiq, transmeton "Bota sot".

Në këtë rast, Vulin e vlerësoi gatishmërinë luftarake të kësaj njësie speciale të policisë.

"Pjesëtarët e xhandarmërisë karakterizohen nga morali i lartë, gatishmëria, trajnimi dhe pajisjet për t'iu përgjigjur të gjitha sfidave të sigurisë, për të mbrojtur shtetin, integritetin e tij dhe bashkëqytetarët e tij. Ata janë mbështetja dhe garantuesi ynë i besueshëm i stabilitetit dhe sigurisë së Republikës së Serbia”, tha Vulin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat