Del me njoftim aeroporti “Adem Jashari” për valixhet e humbura

Aktuale

Del me njoftim aeroporti “Adem Jashari” për valixhet e humbura

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 18:26
Aeroporti “Adem Jashari”

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës (APN) “Adem Jashari” – Limak Kosovo ka njoftuar të gjithë qytetarët të cilët kanë udhëtuar përmes këtij aeroporti se nëse kanë humbur valixhet e tyre dhe akoma kanë raportin nga zyra e “Lost and Found” apo dokumente tjera që dëshmojnë një gjë të tillë, të lajmërohen në aeroport deri më 4 tetor për të vazhduar procedurat e identifikimit dhe tërheqjes së valixheve të tyre.

Valixhet të cilat kanë mbetur në aeroport më shumë se 6 muaj dhe nëse pronarët e tyre nuk lajmërohen deri  më 4 tetor 2021, atëherë këto valixhe do të jepen donacion shoqatave humanitare që ushtrojnë veprimtaritë e tyre në Kosovë.

“Për çdo të dhënë shtesë ju lutem të kontaktoni zyrën e ‘Lost and Found’ në aeroport në numër të telefonit 049 911 193 apo përmes e-mailit në: [email protected]”, ka njoftuar APN “Adem Jashari”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat