E thotë Ramadani: Për dy javë kemi rënie të rasteve me COVID-19 për 75 për qind

Aktuale

E thotë Ramadani: Për dy javë kemi rënie të rasteve me COVID-19 për 75 për qind

Më: 23 shtator 2021 Në ora: 18:14
Naser Ramadani

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Naser Ramadani, tha se ka rënie të rasteve të reja me COVID-19 për 75 për qind në dy javët e fundit.

Në një konferencë për media së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, Ramadani tha se situata është ende jostabile për shkak se trendi i vdekjeve është akoma brengosës.

Sipas tij, numri i vdekjeve është ulur në 38.64 për qind gjatë kësaj periudhe kohore.

“Kemi rënie të rasteve për 75%, megjithatë duhet të kemi parasysh se situate është ende jostabile, pasi trendi rasteve të vdekjeve është akoma brengosës. Vdekjet janë akoma shqetësues dhe duhet të kemi kujdes me hospitalizimin e hershëm të pacientëve për të ulur këtë trend”, tha ai.

Kurse, në këtë konferencë, minsitri i Shëndetësisë prezantoi masat e reja anti-COVID’19, sipas të cilave shkollat dhe çerdhet e nisin punën nga dita e hënë, 27 shtator 2021.

Po ashtu, Vitia tha se nga kjo ditë gastronomia do të zhvillojë aktivitetin e saj edhe në hapësira të brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat