Eksperti i sigurisë për helikopterët e ushtrisë serbe në Kosovë: E tërë kjo mund të konsiderohet si agresion

Aktuale

Eksperti i sigurisë për helikopterët e ushtrisë serbe në Kosovë: E tërë kjo mund të konsiderohet si agresion

Më: 24 shtator 2021 Në ora: 19:18
Helikopterët e ushtrisë serbe në Kosovë

Tre helikopterë të forcave të armatosura serbe janë parë sot pasdite duke fluturuar në territorin e Serbisë, afër pikave kufitare në Jarinë dhe në Bërnjak.

Fluturimi i helikopterëve të ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovë, vjen në ditën kohën kur rruga në vendit tonë po mbahet e bllokuar nga protestuesit serbë, të cilët po kundërshtojnë vendosjen e reciprocitetit për targat e automjeteve të Serbisë që hyjnë në Kosovë.

Demonstrimin i forcës ajrore ushtarake serbe, eksperti i sigurisë, Agim Musliu, e konsideron kërcënim të drejtpërdrejtë për Kosovën nga Ushtria Serbe.

“Tre helikopterët ushtarakë serbë, të tipit ‘Gazela’, duket se kanë thyer Marrëveshjen e Kumanovës dhe marrëveshjen me NATO-në, sepse kanë hyrë në territor ku nuk guxojnë të hyjnë”, ka thënë Musliu.

Ai thotë se pas kësaj NATO është dashur të intervenojë menjëherë, sepse është një thyerje flagrante e hapësirë së një shteti sovran, e cila kontrollohet nga Aleanca Veriatlantike.

“E tërë kjo mund të konsiderohet si tentim agresioni apo si agresion. Por, ky është një presion, që nuk është i panjohur në gjuhën ushtarake dhe politike”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat