Ministria e Mbrojtjes mohon raportimet se FSK po përgatitet të hyjë në veri

Aktuale

Ministria e Mbrojtjes mohon raportimet se FSK po përgatitet të hyjë në veri

Nga: A.M Më: 24 shtator 2021 Në ora: 20:53
FSK

Ministria e Mbrojtjes ka mohuar raportimet se Forcat e Sigurisë të Kosovës (FSK) po përgatitet ushtarakisht që të futet në Veriun e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur ministria përmes një njoftimi për opinion public, duke tthë se këto informata kanë për qëllim dezinformimin e opinionit.

“Dezinformatat se, kinse FSK është duke përgatitur trupa ushtarake për ndërhyrje në Veriun e Kosovës, janë plotësisht të pavërteta, dhe kanë për qëllim dezinformimin e opinionit, për të paraqitur një situatë pasigurie për qytetarët tanë të komunitetit serb.

Ju rikujtojmë se, Ministria e Mbrojtjes me FSK-në, është  institucion shtetëror që realizon detyrat dhe kompetencat e saj në përputhje me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve në fuqi si dhe në koordinim të plotë me autoritetet tjera shtetërore dhe KFOR-in”, thuhej në njoftimin e ministrisë, përcjell “Bota sot”.

Njoftimi i plotë

Prishtinë, 24.09.2021

Ministria e Mbrojtjes, me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, përmes këtij njoftimi zyrtar, reagon ndaj të gjitha lajmeve të rrejshme, propagandës qëllimkeqe, dezinformatave dhe shkrimeve tendencioze dhe të pavërteta, të shpërndara në mesin e qytetarëve tanë në pjesën veriore të Kosovës, disa nga to edhe të publikuar në mediume.

Dezinformatat  se, kinse FSK është duke përgatitur trupa ushtarake për ndërhyrje në Veriun e Kosovës, janë plotësisht të pavërteta, dhe kanë për qëllim dezinformimin e opinionit, për të paraqitur një situatë pasigurie për qytetarët tanë të komunitetit serb.

Ju rikujtojmë se, Ministria e Mbrojtjes me FSK-në, është  institucion shtetëror që realizon detyrat dhe kompetencat e saj në përputhje me dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve në fuqi si dhe në koordinim të plotë me autoritetet tjera shtetërore dhe KFOR-in.

FSK, është organizatë profesionale dhe multietnike, e  formuar, ndërtuar dhe zhvilluar në bashkëveprim, koordinim dhe mbështetje të plotë të NATO-s, SHBA-së dhe partnerëve tjerë anëtarë dhe partnerë të NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat