Zhvillimet në veri, presidentja Osmani ndërpret vizitën në Nju Jork

Aktuale

Zhvillimet në veri, presidentja Osmani ndërpret vizitën në Nju Jork

Nga: A.Zh Më: 25 shtator 2021 Në ora: 21:39
Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka ndërprerë vizitën e saj në Nju Jork.

Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, Osmani është nisur për në Prishtinë për shkak të zhvillimeve në veri të vendit, përcjell Bota sot.

Poashtu, Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka demantuarraportimet se delegacioni përcjellës i Presidentes në Nju Jork ishte i madh.

"Presidentja ka udhëtuar për javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme me vetëm 4 anëtarë të kabinetit të saj", thuhet në njoftimin e Presidencës./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat