Më shumë se 200 serbë po protestojnë në veri, kjo është gjendja aktuale

Aktuale

Më shumë se 200 serbë po protestojnë në veri, kjo është gjendja aktuale

Më: 25 shtator 2021 Në ora: 22:15
Policia e Kosovës

Gazetari Arsim Lani ka raportuar nga veriu i vendit, ku ka thënë se situata është e qetë.

Tutje, Lani tha se duke pretostuar janë më shumë se 200 persona serbë, por edhe Policia e Kosovës po garanton një siguri të madhe.

“Situata mund të them që është e qetë, pavarësisht që ndryshe shihet nga Prishtina. Qytetarët serbë siç do natë tjetër po vendosen këtu, janë më shumë se 200 persona. Prezenca e Policisë së Kosovës po garanton një siguri më të madhe”, ka raportuar Lani.

Por, nga veriu i vendit Lani konfirmoi se numri i protestuesve është më i vogël se netëve të tjera.

“Situata është e qetë. Nëse krahasojmë me ditët e tjera, numri i qytetarëve në Jarinjë dhe Bernjak është më i vogël se netëve të kaluara”, tha ai.

Megjithatë, pas bllokimit të rrugëve nga protestuesit, Policia e Kosovës dhe gazetarët po kalojnë nga një rrugë dytësore.

“Policia e Kosovës vijnë me automjete të tjera 2 kilometra larg nga këtu, e prej aty vijnë këmbë nëpër rrugë anësore”, raportoi Lani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat