530 mijë e 959 persona të vaksinuar me të dyja dozat

Aktuale

530 mijë e 959 persona të vaksinuar me të dyja dozat

Më: 1 tetor 2021 Në ora: 07:22
Ilustrim

530 mijë e 959 persona tashmë janë vaksinuar me të dyja dozat.

Këtë e ka konfirmuar edhe Ministria e Shëndetësisë, e cila ka dhënë detaje se vetëm në 24 orët e fundit vaksinën e kanë pranuar 15 mijë e 910 qytetarë, për ta dërguar kështu në 1 milion e 328 mijë e 825 numrin e dozave të administruara në total.

Në anën tjetër, përgjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe katër viktima e 45 raste të reja.

Ajo që ia vlen të përmendet gjithashtu është se numri i rasteve aktive tashmë është nën tre mijë, teksa shpresojmë që i njëjti vazhdimisht të shënojë rënie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat