Sipas Abdixhikut, Ilir Ferati është model se si duhet të jetë një politikan sot

Aktuale

Sipas Abdixhikut, Ilir Ferati është model se si duhet të jetë një politikan sot

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 17:52
Ilir Ferati dhe Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të martën ka vizituar Komunën e Istogut, me ç’rast ka shprehur mbështetje për kandidatin e tyre për këtë komunë.

“Ilir Feratin, para se ta kem bashkëpartiak e kam mik. Është djalë i fjalës e nderit, i përkushtimit e besimit; është model se si duhet të jetë një politikan sot. Iliri është kandidati ynë për Istog, Burimin e Kosovës e burimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook

Abdixhiku gjatë vizitës së tij në Istog është takuar edhe me rininë e kësaj komune, të cilët ai i quan, shtyllën e veprimit të tyre politik.

“Me ta do të ndërtojmë të ardhmen tonë partiake; e këtë herë, para së gjithash, fitoren me të parën në Istog”, ka vazhduar Abdixhiku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat