Ekrem Hyseni së bashku me këngëtarin Azet takon rininë llapiane

Aktuale

Ekrem Hyseni së bashku me këngëtarin Azet takon rininë llapiane

Më: 15 tetor 2021 Në ora: 17:41
Ekrem Hyseni

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni së bashku me këngëtarin Azet ka takuar të rinjtë e kësaj komune.

Gjatë këtij takimi pretendenti për të parin e Podujevës, Ekrem Hyseni tha se do jetë përkrahës i madh për të rinjtë e kësaj komune, por do ndërtoj edhe lidhje të forta me diasporën. Ndërsa, shtoi se e ardhmja e të rinjve është në Kosovë.

Hyseni: E ardhmja e të rinjve është në Kosovë

“Ne shikojmë ta bëjmë një lidhje shumë të fortë me diasporën dhe ajo lidhje është edhe kulturore por njëkohësisht përveç kulturore por edhe ekonomike plus iu kemi juve ambasadorë që e kryejnë punën që këto lidhje me i pas sa më të suksesshme dhe sa më të shpeshta dhe realisht rinia me ia pa hajrin shumë…Kemi deshtë me i dhënë rinisë hapësirën e nevojshme edhe prandaj jemi unë dhe ti këtu që atë vullnet që iu mungon me ua kthye edhe me iu thënë që e ardhmja është këtu”, theksoi ai.

Kurse, reperi i njohur nga Podujeva, Azet kërkoi votën për kandidatin e LDK-së, Ekrem Hyseni duke thënë se program i tij është i mirë për rininë por edhe për diasporën.

Azet: E ka programin shumë të mirë edhe për rininë edhe për diasporën

“Arsyeja pse unë jam këtu edhe të përkrah ty që së pari të kam vendas dhe po iu them edhe juve me votua se është një gjë shumë me rëndësi edhe e ka programin shumë të mirë edhe për rininë edhe për diasporën dhe për këtë gjë kam ardhur deri këtu”, u shpreh Azet.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni gjatë ditës ka zhvilluar takime edhe me pensionistët e kësaj komune dhe Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat