Mbi pesë mijë pako me fletëvotime kanë ardhur nga diaspora për zgjedhjet lokale

Aktuale

Mbi pesë mijë pako me fletëvotime kanë ardhur nga diaspora për zgjedhjet lokale

Më: 16 tetor 2021 Në ora: 15:47
Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka pranuar pesë mijë e 649 pako me fletëvotime nga jashtë për zgjedhjet lokale, përcjell Shqip.com.

Në mbledhjen e fundit të KQZ-së para zgjedhjeve, shefi i Sekretariatit, Burim Ahmetaj, tha se tashmë këto pako janë tërhequr nga të gjitha postat dhe qendrat tranzitore dhe se ato do të numërohen pasi të mbyllen vendvotimet.

“Votimi jashtë vendit ka nisur më 15 shtator u mbyll më 15 tetor. Janë pranuar 5,649 pako të supozuara me fletëvotime, të gjitha janë tërhequr nga posta zyrtare, qendrat tranzitore dhe postat e tjera të shpejta”, ka thënë Ahmetaj.

Po ashtu, ai tregoi se numri i votuesve me nevoja të veçanta është një mijë e 835, kurse numri i votuesve me lëvizje të kufizuar në institucione është një mijë e 980.

Tutje, ai tha se 28 tubime zgjedhore janë mbajtur pa i përfillur rregullat zgjedhore dhe vendimet e Qeverisë për respektim të masave anti-COVID’19.

Në lidhje me fushatën zgjedhore, kemi pasur gjithsej 1,023 kërkesa për tubime publike, prej tyre 28 janë mbajtur pa i përfillur rregullat zgjedhore dhe vendimin e Qeverisë për masat anti-COVID”, ka thënë Ahmetaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat