Zëdhënësi i KQZ tregon se si është e mundur që numri i votuesve të jetë më i madh se ai i banorëve

Aktuale

Zëdhënësi i KQZ tregon se si është e mundur që numri i votuesve të jetë më i madh se ai i banorëve

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Në një emisionin televiziv për Zgjedhjet Lokale 2021, i ftuar ishte zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Elezi tregojë se si është duke u zhvilluar procesi zgjedhorë në të gjitha komunat e Kosovës.

Po ashtu, zëdhënësi i KQZ-së tregojë arsyen pse numri i personave me të drejtë vote është më i madh se i banorëve.

“Lista votuese dhe regjistrimi i popullsisë duhet të shikohen ndaras, pasi në këtë listë të votuesve janë të përfshirë qytetarët që jetojnë brenda dhe jashtë Kosove, ndërsa në regjistrimin e popullsisë vetëm banorët rezident që jetojnë në Kosovë”, tha Elezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat