Voton Enver Hoxhaj me bashkëshortën: Sot votuam për ndryshimin

Aktuale

Voton Enver Hoxhaj me bashkëshortën: Sot votuam për ndryshimin

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 14:12
Enver Hoxhaj me bashkëshortën

Deputeti i Kosovës, nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj, ka treguar se sapo ka hedhur votën e tij.

Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se sot ka votuar për ndryshimin.

Ai ka shpërndarë një fotografi të votimit bashkë me bashkëshorten e tij.

“Bashkë me Remzien sapo votuam. Me besimin se cilësia e jetës sonë fillon të ndërtohet nga vendimet e qeverisjes lokale, sot votuam për ndryshim!”, ka shkruar ish-kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat