Befason me vota kandidati i Nismës në Podujevë

Aktuale

Befason me vota kandidati i Nismës në Podujevë

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 20:55
Xhemajl Hasani

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet nga numërimi i rreth 14 mijë votave në Podujevë.

Sipas këtyre rezultateve, po vazhdon të prij kandidati i LDK’së, Ekrem Hyseni i pasuar nga Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes.

Por, sa vota ka marrë deri tash kandidati i Nismës, Xhemajl Hasani?

Ai ishte bërë viral gjatë fushatës për deklaratat e tij nëpër studio televizive dhe postimet në Facebook. Madje, shprehej i bindur se do të fitonte.

Sipas KQZ’së, deri tash Hasani ka 44 vota, apo me renditje është i parafundit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat