Albin Kurti: VV-ja e para, vazhdojmë në 12 komuna më 14 nëntor 2021

Aktuale

Albin Kurti: VV-ja e para, vazhdojmë në 12 komuna më 14 nëntor 2021

Nga: A.ZH Më: 18 tetor 2021 Në ora: 16:16
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka publikuar statistikat me krahasime për votat e LVV-së në zgjedhje parlamentare dhe lokale, që nga viti 2010.

Sipas statistikave, VV-ja ka shënuar ngritje në secilën palë zgjedhje, përcjell Bota sot.

Kurti ka falënderuar qytetarët, duke thënë se VV-ja do të garojë në 12 komuna në balotazh më 14 nëntor 2021.

Në zgjedhjet e mbajtura dje, sipas Kurtit, partia e tij ka dalë e para.

Postimi i tij i plotë:

Në zgjedhjet parlamentare:

12 dhjetor 2010 - Lëvizja VETËVENDOSJE! e treta në nivel vendi

6 tetor 2019 - LVV e para

14 shkurt 2021 - LVV mbi 50%.

Në zgjedhjet lokale:

3 nëntor 2013 - LVV e katërta në nivel vendi

22 tetor 2017 - LVV e treta

17 tetor 2021 - LVV e para.

Ju faleminderit qytetarë të dashur. Vazhdojmë në raundin e dytë në 12 komuna më 14 nëntor 2021.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat