A ka marrë ende PDK vendim për çështjen e koalicioneve? Tregon Çitaku

Aktuale

A ka marrë ende PDK vendim për çështjen e koalicioneve? Tregon Çitaku

Më: 19 tetor 2021 Në ora: 22:17
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, deklaroi se pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, partia e saj e ka bërë “autopsinë” e rezultatit zgjedhor dhe se ajo çka kanë parë është se i është dashur të reflektonin.

“Kuptuam që nuk duhet të ketë arrogance. Qytetarët duan projekte e oferta konkrete dhe mbi të gjitha kërkojnë kompetencë, duan njerëz kompetentë për të adresuar problemet e tyre, dhe falë kësaj analize që e kemi bëre, ne jemi përcaktuar për kandidatët më të mirë për zgjedhjet lokale”.

“Jemi munduar që të mos e penalizojmë askënd. Kemi venë re që qytetarët po kërkojnë freski dhe këtë jemi munduar t’ua ofrojmë”.

Çitaku po ashtu e vuri në pah faktin që më 17 tetor në Drenicë gratë janë mbështetur nga votuesit goxha shumë dhe kanë arritur të hynë në asamble jo për shkak të kuotës, por për shkak të votave të fituara.

Ndërkaq sa i përket koalicioneve të mundshme, ajo tha se nuk kanë marr ende asnjë vendim për asnjërën nga komunat.

“Nuk e kemi menduar ende çështjen e koalicioneve. Ata do të jenë si rezultat i disa analizave më të gjera. Rolin vendimtar në këtë proces do ta kenë akterët lokalë”.

“Krasniqi e ka bërë të qarte që s’do t’i imponojë degët për asnjë koalicion pa u konsultuar e bashkëbiseduar me ta. Kemi debat të brendshëm. Më e rëndësishme pas këtij rikthimi të PDK-së ka qenë që të dëgjojmë drejtpërdrejt nga kandidatët tanë, nga kryetarët e zgjedhur, nga ata që kanë humbur, nga ata që janë në balotazh, etj”, u shpreh Çitaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat