Kurti zbulon frikën më të madhe të Serbisë - ja pse po e kërcënon Kosovën

Aktuale

Kurti zbulon frikën më të madhe të Serbisë - ja pse po e kërcënon Kosovën

Nga: A.M Më: 21 tetor 2021 Në ora: 13:43
Ushtria serbe

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti ka komentuar kërëcënimet e Seribisë ndaj Kosovës.

Ai u shpreh se këto kërcënime shteti serb po i bënë për shkak të frikës së tyre se shqiptarët së shpejti do të bëhen një.

“Kërcënimet e Serbisë se do ta "sulmojë Kosovën", vjen vetëm nga frika e tyre se shqiptarët së shpejti do të bëhen NJË dhe do të shndërrohen në një superfuqi të Ballkanit dhe frikësohen se Serbia atëherë do të paguajë për të gjitha mëkatet shekullore që i ka bërë ndaj shqiptarëve”, shkroi Kurti në Facebook, përcjell “Bota sot”

Postimi i plotë

KËRCËNIMET SERBE NDAJ KOSOVËS VIJNË NGA FRIKA E JO NGA TRIMËRIA E TYRE!

Kërcënimet e Serbisë se do ta "sulmojë Kosovën", vjen vetëm nga frika e tyre se shqiptarët së shpejti do të bëhen NJË dhe do të shndërrohen në një superfuqi të Ballkanit dhe frikësohen se Serbia atëherë do të paguajë për të gjitha mëkatet shekullore që i ka bërë ndaj shqiptarëve.

Pse shqiptarët ende sot nuk janë të iibashkuar në një shtet vjen vetëm nga politikanët e korruptuar, servilë dhe të shitur të cilët punojnë kundër kombit.

Ditët e fundit të tyre po trokasin në derë, drejtësia dhe populli ynë do të jetë pamëshirshëm ndaj tyre.

Shpresojmë se Serbia një ditë do të çlirohet vetë nga radikalët nacionalistë dhe ekstremistët dhe do ta ndërrojë qasjen ndaj shqiptarëve, përndryshe një ditë ne shqiptarët do të merremi me eleminimin e rrezikut ndaj nesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat