Berisha: Istogu nuk duhet të përdorë fotografinë e Rugovës, ai ishte i krejt qytetarëve

Aktuale

Berisha: Istogu nuk duhet të përdorë fotografinë e Rugovës, ai ishte i krejt qytetarëve

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 00:35
Bekë Berisha

Kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Bekë Berisha ka folur për garën në këtë komunë dhe për fushatën që u bë atje.

Berisha tha se Istogu nuk duhet ta përdorë Ibrahim Rugovën si fotografi, sepse shton se Rugova nuk ishte vetëm i Istogut.

“Ka qenë një burrë i mirë, ka kontribuar në situata të vështira për vendin. Istogu nuk duhet me e perdor si fotografi, ai nuk është veç i Istogut nuk është i individëve është i krejt qytetarëve, madje përtej kufijve të Kosovës. Ai kontributin nuk e ka dhënë për partinë po për vendin”, tha Berisha.

Berisha theksoi së është gabim që këto figura të zvogëlohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat