Zv.ministri i Drejtësisë: Prokurorët janë të involvuar në veprime kriminale, ja çka duhet të bëhet urgjentisht

Aktuale

Zv.ministri i Drejtësisë: Prokurorët janë të involvuar në veprime kriminale, ja çka duhet të bëhet urgjentisht

Nga: A.ZH Më: 22 tetor 2021 Në ora: 19:47
Blerim Sallahu

Zëvendësministri i Drejtësisë Blerim Sallahu, ka thënë se prokurorët në Kosovë janë të involvuar në veprime kriminale.

Në një postim në Facebook, Sallahu nuk ka përmendur emra se për cilët prokurorë bëhet fjalë, mirëpo ka kërkuar që kjo situatë të ndryshojë urgjentisht, përcjell Bota sot.

“Në vend të ndjekjes së kriminelëve, ditëve të fundit, por jo vetëm, po dëshmohet që vet prokurorët janë të involvuar në veprime kriminale. Është nevojë urgjente që kjo situatë të ndryshojë. Përveç mekanizmit të vetingut, janë shumë të rëndësishme edhe ndryshimet ligjore që eliminojnë piramidat kriminale. Siç kemi thënë shteti i së drejtës nuk ka alternativë, prandaj edhe shumë shpejt pritet që këto ndryshime t'i procedohen Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Sallahu.

Më herët edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj ish-kryeprokurorit Sylë Hoxha, duke kërkuar që ai të thirret para përgjegjësisë penale.

Reagimi i saj erdhi pas dyshimeve se ish-kryeprokurori Sylë Hoxha, së bashku me ish-shefin e AKI-së, Driton Gashi, kanë bërë marrëveshje për të përfshirë si agjentë të AKI-së dy persona fiktiv që të dëshmojnë kundër anëtarit të VV-së, Sabri Ramabaja në gjykatë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat