Lutfi Haziri: 14 shkurti ishte shuplakë e fortë politike për LDK-në

Aktuale

Lutfi Haziri: 14 shkurti ishte shuplakë e fortë politike për LDK-në

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 21:16
Lutfi Haziri

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit nga radhët e LDK’së, Lutfi Haziri, njëherësh edhe nënkryetar i këtij subjekti politik, ka thënë se zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit ishin një, siç e quan ai, “një shuplakë e fortë politike”.

Sipas tij, reformimi i strukturave të LDK’së nëpërmjet zgjedhjeve të brendshme e riktheu këtë subjekt politik.

“Çështja e Kuvendit të brendshëm na dha oksigjen. Pa kuvend të jashtëzakonshëm dhe pa lëvizje të para, këto kanë qenë vetëm një tregus se ka me vazhdu procesi pas zgjedhjeve. Opsioni ka qenë i vetmi ky. Neve na ka ndihmu jashtëzakonisht shumë. Jemi duke dalë gati se partia e parë me numër të votave. Krahasimet jo vetëm me 14 shkurt, por janë jashtëzakonisht të mençme nëse i sheh numrat. Ka qenë një shuplakë të madhe politike, largim masiv i votuesve”, ka deklaruar ai.

“Kësaj here ka ndodh një demonstrim me votë ndaj rivalëve politik. Ky rikthim dhe ky ri-organizim politik na kanë krijuar mundësinë të flasim për një rikthim të jashtëzakonshëm të LDK’së”, ka shtuar tutje Haziri.

Nënkryetari i LDK’së ka thënë se subjekti që ky përfaqëson është e para në Gjilan dhe se është shprehur i bindur se do ta fitojë këtë komunë në balotazh.

Megjithatë, ky ka pasur akuza për partinë rivale në balotazh.

“Gara në Gjilan është duke u bërë mes meje si kandidat i LDK’së dhe një grupi të madh të emrave të tjerë të Vetëvendosjes që kanë zbarkuar në Gjilan, edhe në Anamoravë, jo vetëm në Gjilan. Është e drejtë e tyre legjitime me kontaktu grupe e njerëz dhe me bo oferta”, tha Haziri. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat