Arianit Koci irritohet nga veprimi i zyrtarit të EULEX-it: Kërkon përjashtimin e tij nga ky mision

Aktuale

Arianit Koci irritohet nga veprimi i zyrtarit të EULEX-it: Kërkon përjashtimin e tij nga ky mision

Nga: N.Sh Më: 23 tetor 2021 Në ora: 13:11
Pamje nga video

Një zyrtar i EULEX-it, ka parkuar veturën e këtij misioni në një vend të gjelbëruar në Prishtinë.

Pamjet i ka publikuar këngëtari Arian Agushi.

Vetura shihet tek Rruga C, derisa dëgjohet bashkëbisedimi i një qytetari me këtë zyrtarin e EULEX-it.

Ky i fundit thotë se “Në Kosovë e parkon ku të dëshiron veturën”

E pas kësaj, ka reaguar avokati Arianit Koci.

Ai shkruan në Facebook, se rrugaçat si ky zyrtari i EULEX-it nuk kanë vend në Kosovë.

Ai kërkon gna EULEX-i të përjashton këta individ nga misioni i saj.

Koci thotë se është irrituar nga deklarimi i këtij zyrtari.

Postimi i plotë:

Rrugaça si ky zyrtar i Eulexit, nuk kanë vend në Kosovë.

Në fakt, nëse Eulexi nuk i përjashton vet këta individ - nuk na duhet as Eulexi.

Përndryshe, kjo qasje dhe ky deklarim i këtij ndërkombëtare e shpërfaqë në mënyrë të artikuluar atë që moti kemi dyshuar: disa ndërkombëtarë nuk ia donë të mirën Kosovës. Ose së paku vijnë këtu me idenë se ne jemi njerëz të egjer, dhe se Kosova nuk funksionon si shtet.

P.s.

Mē shumë më ka irritu deklarimi se vet parkimi.a

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat