Edhe sot asnjë i vdekur, ky është numri i rasteve të reja

Aktuale

Edhe sot asnjë i vdekur, ky është numri i rasteve të reja

Nga: A.ZH Më: 23 tetor 2021 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Edhe sot nuk është shënuar asnjë viktimë nga Koronavirusi në Kosovë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, janë regjistruar 16 raste të reja pozitive, ndërsa janë shëruar 33 persona, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë:

23 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.348 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.532.585 doza të vaksinës.

Deri më sot 697.728 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.280 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 33 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.184. Në total numri i rasteve aktive është 464.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat