Kaq qytetarë u vaksinuan kundër Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Aktuale

Kaq qytetarë u vaksinuan kundër Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Më: 23 tetor 2021 Në ora: 15:42
Foto ilustrim

7 mijë e 348 qytetarë e kanë marrë vaksinën kundër Covid-19, në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në raportin 24-orësh.

Numri i dozave të administruara gjithsej është 1.532.585 vaksina.

Të vaksinuar me dozën e parë janë 834.857 qytetarë, teksa me te dyja dozat deri më tani janë vaksinuar 697.728 qytetarë.

Në ndërkohë, brenda ditës janë shënuar 16 raste të reja me virusin Covid-19.

33 qytetarë janë shëruar, teksa nuk është raportuar për të vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat