Kaq pacientë me COVID-19 po trajtohen në tërë Kosovën

Aktuale

Kaq pacientë me COVID-19 po trajtohen në tërë Kosovën

Më: 24 tetor 2021 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

11 qytetarë nga Shqipëria po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19, në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës.

Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim nga COVID-19, janë 67 pacientë, prej tyre 28 me oksigjeno-terapi dhe 6 në mjekim intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 11 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë, post-COVID, Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë, Spitali i Gjakovës, 11 pacientë, Spitali i Pejës, 2 pacientë, Spitali i Gjilanit, 3 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 4 pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat