Mustafa: Pse duhen ndarë bash sot 150 milionë euro për rrugën për Tetovë?

Aktuale

Mustafa: Pse duhen ndarë bash sot 150 milionë euro për rrugën për Tetovë?

Më: 27 tetor 2021 Në ora: 19:48
Besian Mustafa

Zyrtari i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për ndarjen e 150 milionë eurove për autostradën që lidh qytetin e Prizrenit me Tetovën.

Mustafa thotë se rrugët që lidhin Prishtinën me qytetet tjera sikur Podujeva, Mitrovica, Gjilani, Peja e Gjakova ende nuk kanë përfunduar.

Këto rrugë ka vite që janë nisur dhe ende nuk ka datë të saktë kur do të përfundojnë.

“Pse duhen ndarë bash sot 150 milionë euro për rrugën për Tetovë, kur veq e kemi autostradën për Shkup, e jo për rrugët për Podujevë, Mitrovicë, Pejë, Gjilan, Gjakovë…?!”, ka shkruar ai në një status në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat